Qeveria miraton rregulla të reja për kufijtë, shtrëngohen kontrollet për të miturit

Qeveria miraton rregulla të reja për kufijtë, shtrëngohen kontrollet për të miturit

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë të re dhe gjithëpërfshirëse rregullash që riformatojnë procedurat e verifikimit në pikat e kalimit kufitar të Republikës së Shqipërisë. Vendimi i ri i qeverisë shfuqizon rregulloret e mëparshme të viteve 2016 dhe 2023, duke bërë një përafrim të rëndësishëm me “Kodin e Kufijve Shengen” të Bashkimit Evropian. Dokumenti i ri përcakton standarde të qarta se kush përfiton kalim të përshpejtuar (korsitë e gjelbra), si do të kontrollohen mjetet e transportit dhe, më e rëndësishmja, vendos filtra të hekurt sigurie për udhëtimin e fëmijëve të mitur jashtë vendit, për të luftuar fenomenin e trafikimit dhe braktisjes. Filtra të rreptë për udhëtimin e të miturve Pjesa më jetike e vendimit që prek drejtpërdrejt qytetarët është regjimi i ri për kalimin...