Qarkullonte me armë zjarri pistoletë, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Një 19-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi u kap duke qarkulluar i armatosur pas mesnate në lagjen “Guerile”. Gjatë kontrollit, atij iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë). Në lidhje me rastin, është proceduar në gjendje të lirë edhe një 29-vjeçar për moskallëzim krimi.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVP Shkodër Qarkullonte me armë zjarri pistoletë pas mesnate, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Procedohet në gjendje të lirë edhe një 29-vjeçar, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë). Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullojnë me...