‘Pyjet, shkrumb e hi!’ Shikoni katastrofën në Mallakastër, Situata mbetet problematike, zjarri vijon të përparojë

‘Pyjet, shkrumb e hi!’ Shikoni katastrofën në Mallakastër, Situata mbetet problematike, zjarri vijon të përparojë

Zjarret në Mallakstër vijojnë të mbeten një nga situatat më të vështira. Flakët e nisura prej tre ditësh vijojnë të avancojnë drejt fshatit Ngraçan ndërsa pamjet që Syri Tv sjell tregojnë dëmet e mëdha që janë shkaktuar. Zjarri ka shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me pyje halore. Në ato pyje që deri para pak ditësh jeshilonin sot gjithçka  është e shkretë, trungje të djegur dhe hi. Autoritetet bëjnë me dije se situata e zjarreve në Mallakastër mbetet problematike, megjithëse është arritur të vihet nën kontroll një nga vatrat më të rrezikshme.” Vatra e zjarrit në Panahor, në kufi me fshatin Cfir, është neutralizuar, por flakët vijojnë të përhapen në drejtim të Ngraçanit, duke mbajtur në gatishmëri forcat e emergjencës. Dy helikopterë vazhdojnë operacionin nga ajri, duke...