Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër shkakton aksident me 3 të plagosur dhe 4 makina të shkatërruara, policia e arreston!
Një aksident në lagjen Varosh të Gjirokastrës dy ditë më parë ka përfunduar në shkatërrimin e 4 automjeteve dhe plagosjen e 3 personave, pa rrezik jetën. Protagonisti i ngjarjes bëhet me dije se ka qenë punonjësi i Sektorit të Mirëmbajtjes së Bashkisë Gjirokastër, i cili ka qenë në timon në gjendje të dehur. Pas aksidentit, policia konfirmoi sot (18 prill) se ka arrestuar V.B., 55 vjeç, ndaj të cilit u ngritën dy akuza. “Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë punonjës në Sektorin e Mirëmbajtjes pranë Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në lagjen Varosh, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip kamion në pronësi të bashkisë, është përplasur...
Burimi:
javanews.al