Protestuesit bllokojnë kryqëzimin te ish-hotel “Dajti”, automjetet detyrohen të kthehen pas
Protestuesit kanë bllokuar sot të gjithë krahët e kryqëzimit te ish-hotel Dajti ndërsa automjetet janë detyruar të tërhiqen pas. Aktivistja mjedisore që mori fjalën e rradhës në protestën para Kryeministrisë ngriti shqetësimin për projektet që po zhvillohen në zonat e mbrojtura, duke u ndalur specifikisht te Vjosa-Narta dhe ligji i vitit 2024 për zonat e mbrojtura. “Kjo është protesta më e bukur në botë. Unë vij këtu si aktiviste mjedisore. Kam shumë vite që përpiqem për mbrojtjen e natyrës, të lumit Vjosa, parqeve, Alpeve dhe zonave të bukura të Shqipërisë dhe Europës. Gjëja më e mirë që kemi ne është natyra dhe nuk duhet ta shkatërrojmë. Nëse flasim për anëtarësim në BE, duhet t’i respektojmë ato ligje dhe të bëjmë maksimumin që kur jemi pjesë...
Burimi:
javanews.al