Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

Prapaskena e Botërorit! Messi surprizon 25 shokët e skuadrës, zbulohet dhurata luksoze që mori çdo lojtar i Argjentinës

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka bërë një tjetër gjest falënderimi mjaft special për të gjithë 25 shokët e tij të skuadrës që morën pjesë me të në rrugëtimin e Botërorit. Prapaskena e bukur është zbuluar në rrjetin social TikTok nga Kelci-Rose Bowers, futbolliste e Bournemouth dhe njëkohësisht e dashura e mbrojtësit argjentinas, Marcos Senesi. Çfarë përmban paketa speciale e “Pleshtit”? Sipas pamjeve të publikuara, secili nga futbollistët ka marrë një set personalizuar që përfshin: Çantë shpine zyrtare:E personalizuar me emrin e çdo lojtari që e pranon. Kit për pijes ‘Mate’:Seti i pijes tradicionale argjentinase, e cila është e padiskutueshme në dhomat e zhveshjes. Borracë luksoze Stanley:Me ngjyrë të artë elegante dhe të stampuar me logon zyrtare të vetë Lionel Messit. Ky nuk është gjesti i parë i...