Shifra marramendëse pas duelit me Joshuan, ja sa para futi në xhep Kristian Prenga

Shifra marramendëse pas duelit me Joshuan, ja sa para futi në xhep Kristian Prenga

Kristian Prenga ka bërë emër në boksin profesionist me paraqitjen ndaj Anthony Joshuas, sidomos në raundin e parë. Boksieri nga Mirdita e rrëzoi dy herë Joshuan, si rrallë ndonjë boksier në karrierë. Ndeshjet e këtij niveli paguhen goxha shumë. Nuk ka të dhëna zyrtare për të hyrat financiare, por sipas shumë mediave të specializuara për boks, Prenga u pagua 1,17 milionë euro. Ndërkohë britanikut Joshua i takuan 4,68 milionë euro. Krahasuar me ndeshjet e kaluara nuk janë shumë para për yllin britanik. Caktimi i shpërblimit bëhet kur negociohet zhvillimi i ndeshjes dhe rrallë ka të bëjë me rezultatin në fund. Megjithatë ndeshja pritet të jetë shumë fitimprurës për karrierën e Prengës. Të dy do të marrin para shtesë nga përqindja e shitjes së transmetimit të...