“Protestuesi me epilepsi u dhunua…”/ Lamallari kundërshton deklaratën e avokatit

“Protestuesi me epilepsi u dhunua…”/ Lamallari kundërshton deklaratën e avokatit

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar pas deklaratave të bëra këtë të shtunë nga avokati Gentian Serjani, i cili ngriti pretendime për dhunë ndaj një prej protestuesve të ndaluar gjatë protestës, duke kërkuar edhe nisjen e një hetimi për rastin. Në reagimin e tij, Lamallari bën me dije se menjëherë pas deklaratave ka kërkuar informacion zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e ngritura. Sipas tij, institucioni e ka informuar se pretendimet e bëra publikisht janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Ai thekson se paralelisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë procedurat e verifikimit, duke administruar të gjithë informacionin e nevojshëm për të sqaruar rrethanat e rastit. “Duke marrë shkas nga deklaratat e bëra publike si në videon bashkëlidhur i kam...