Protesta para Kuvendit, AP: Po verifikojmë gjendjen shëndetësore të protestuesve dhe efektivëve të policisë
Institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë të ditur se po ndjek me vëmendje të lartë zhvillimet e protestës së sotme, duke pasur ekipe të dedikuara në terren, në spitalet ku po trajtohen të lënduarit, si dhe në komisariatet e policisë. Sipas njoftimit të Institucioni i Avokatit të Popullit bëhet e ditur se ekipet e Avokatit të Popullit po verifikojnë në terren gjendjen shëndetësore të çdo të lënduari – qoftë qytetar apo efektiv policie. “Në spital, ekipi ynë po verifikon gjendjen e çdo të lënduari, qytetar apo polic, dhe po garanton të drejtën e secilit për ndihmë të plotë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit, ndërsa shton se në komisariate “ekipi ynë po verifikon respektimin e garancive ligjore për çdo të shoqëruar dhe të...
Burimi:
javanews.al