Protesta në Zvërnec, Policia iu heq licencat dy kompanive private të sigurisë: Vijojmë hetimet penale & administrative
Policia e Shtetit ka vendosur t’u heqë licencën dy subjekteve private të sigurisë fizike, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”, pas shkeljeve të konstatuara gjatë protestës së zhvilluar më 30 maj në Zvërnec, kundër ndërtimit të një resorti. Sipas njoftimit zyrtar të policisë thuhet se hetimet e kryera kanë evidentuar shkelje të rënda në ushtrimin e detyrave ligjore nga të dy kompanitë e kontraktuara për ruajtjen e pronës në zonë. Nga verifikimet rezultoi se subjekti “Myrto Security 1.3A” “nuk kishte marrë masat për sigurinë e objektit dhe nuk kishte zbatuar rregullat për regjimin e hyrjes dhe daljes së personave dhe mjeteve në objekt. Nga ana e këtij subjekti nuk administrohej lista e personave dhe mjeteve që lejoheshin të hynin në objekt. Për shkak të mospërmbushjes së...
Burimi:
javanews.al