Probleme me energjinë elektrike në bregdetin e jugut

Probleme me energjinë elektrike në bregdetin e jugut

Një situatë problematike po shoqëron bregdetin e jugut gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar kaos dhe pakënaqësi te pushuesit dhe bizneset vendase në kulmin e sezonit turistik. Burime bëjnë me dije se prej disa orësh, disa nga zonat më të rëndësishme turistike të vendit si Palasa, Drimadhet dhe Dhërmiu kanë mbetur tërësisht pa energji elektrike. Ndërkaq Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar apo paralajmërim për këtë mungesë të dritave, duke mos dhënë asnjë sqarim se ku konsiston avaria dhe se kur pritet të rikthehet furnizimi normal me energji elektrike në këto zona.