DETAJE / Sherri mes komshinjve për drutë, i moshuari në Roskovec humbi jetën pasi i biri u përfshi në konflikt
Një konflikt mes dy komshinjve për një turë drush ka përfunduar në mënyrë tragjike mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen Vrapaj të Roskovecit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi infarkt. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, viktima është Baftjar Vrapi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, kur djali i tij është përfshirë në një konflikt fizik me komshiun për shkak të një turre drush. Referuar të dhënave paraprake, 70-vjeçari ndodhej në banesë së bashku me bashkëshorten. Në momentin që ka marrë vesh për konfliktin dhe ka tentuar të dalë jashtë, ai ka pësuar një infarkt, duke u rrëzuar në tokë. Familjarët kanë njoftuar menjëherë shërbimin e urgjencës, ndërsa ambulanca e ka transportuar drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit....
Burimi:
javanews.al