Prishja e pallatin në Kombinat, Gjykatat e Tiranës dënon dy persona dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

Prishja e pallatin në Kombinat, Gjykatat e Tiranës dënon dy persona dhe liron nga akuza gjashtë të tjerë

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur këtë të premte vendimin për një çështje që lidhet me ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë, të akuzuar për prishjen pa vendim të Këshillit të një pallati në zonën e Kombinatit, në kryeqytet, pas tërmetit të vitit 2019. Gjyqtari Gerd Hoxha ka shpallur fajtor vetëm dy nga të pandehurit, ndërsa për gjashtë të tjerë është vendosur pafajësi. Me 9 muaj burg është dënuar Shyqyri Maloku, ndërsa Aleksandra Mahmutllari është dënuar me 6 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në shërbim prove. Të pafajshëm janë shpallur Aurel Boricci, Aurel Çuço, Eleana Gucce, Sokol Qehajaj, Rexhina Rakipi dhe Fatmir Shiri. Për të gjithë këta, prokurori i çështjes Bledar Valikaj kishte kërkuar shpallje fajësie dhe dënim me kusht. Sipas hetimeve, një pallat në...