Prato, laboratori kriminal i Europës: Alarmi për zgjerimin e grupeve  shqiptare dhe nisma e re e Parlamentit Italian

Prato, laboratori kriminal i Europës: Alarmi për zgjerimin e grupeve shqiptare dhe nisma e re e Parlamentit Italian

Nga Alba Kepi/ Prato, zemra e industrisë tekstile italiane dhe një nga qendrat më të rëndësishme të prodhimit në Europë, po përballet me sfidën e depërtimit të rrjeteve kriminale transkufitare. Distrikti i tekstilit, zinxhiri i prodhimit të modës së shpejtë dhe aftësia për t'u përshtatur me tregjet globale e kanë shndërruar qytetin toskan në një qendër ndërkombëtare të qarkullimit të mallrave, kapitaleve dhe njerëzve. Por e njëjta shpejtësi që ka ushqyer rritjen ekonomike ka krijuar gjithashtu hapësira për veprim edhe për organizatat kriminale. Vitet e fundit, magjistratura dhe strukturat hetimore italiane kanë sinjalizuar se territori i Pratos është shndërruar në një pikë kyçe bashkëpunimi për format e reja të krimit të organizuar rrjete fleksibël, të afta të operojnë përtej kufijve kombëtarë, të depërtojnë në ekonominë...