Posta me 3 mln euro të vjedhura, drejtoresha me 3 funksione publike; kunetërit nën akuzë, burri funksionar i PS

Posta me 3 mln euro të vjedhura, drejtoresha me 3 funksione publike; kunetërit nën akuzë, burri funksionar i PS

Drejtoresha e Postës në qendër të skandalit me 3 milionë euro, rezulton me tre funksione publike; familjarë të bashkëshortit u arrestuan në dosjen e pronave Skandali i dyshuar i vjedhjes së rreth 3 milionë eurove në Postën e Durrësit ka nxjerrë në pah edhe pozicionet e shumta publike të drejtoreshës së filialit Elisabeta Mataj, e cila, përveç drejtimit të Postës, rezulton të ketë ushtruar edhe funksione të tjera në institucione publike. Sipas dokumenteve, ajo ka qenë anëtare e Bordit të Autoritetit Portual Durrës (Vendimi nr. 4), si edhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit (Vendimi nr. 21), ndërkohë që njëkohësisht drejtonte edhe filialin e Postës Shqiptare në qytet. Anëtarët e Këshillit Bashkiak Durrës. Në të njëjtën kohë, bashkëshorti i saj, Fetao Mataj, rezulton të jetë koordinator...