Porositë e Hitës në Fier e Gjirokastër: Goditje narkotikëve, siguri në shkolla dhe tolerancë zero në rrugë

Porositë e Hitës në Fier e Gjirokastër: Goditje narkotikëve, siguri në shkolla dhe tolerancë zero në rrugë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë ditës së sotme, ka zhvilluar takime në drejtoritë vendore të Policisë Fier dhe Gjirokastër dhe në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër. Ai ka kërkuar nga efektivët, angazhim maksimal për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e paligjshmërive dhe ndjekjen në dinamikë të shqetësimeve të qytetarëve. Po ashtu, Hita kërkoi punë intensive hetimore dhe operacionale për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, evidentimin e ndërtimeve të paligjshme dhe të krimeve të tjera mjedisore, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim. Sipas një komunikate për mediat, bëhet me dije se kreu i Policisë së Shtetit u ndal edhe në çështjen e sigurisë në shkolla dhe kërkoi...