Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

Policia e Shtetit drejt një vale të re ndryshimesh në strukturat drejtuese

Kryepolici Skënder Hita ka hapur garën për drejtuesit e tre departamenteve kyçe në Policinë e Shtetit: Policinë Kriminale, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Kufirin e Migracionin. Ndryshimet pritet të prekin edhe drejtuesit e disa qarqeve, në kuadër të riorganizimit të strukturave policore. Sipas A2, mes emrave më të përfolur janë Ervin Hodaj për Policinë Kriminale dhe Idajet Faskaj për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Pas ndryshimeve të drejtorëve të policisë në qarqe, kryepolici Skënder Hita ka nisur edhe lëvizjet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të rienergjizuar organizatën. Së fundmi Hita ka hapur garën edhe për tre departamente të rëndësishme në Drejtorinë e Përgjithshme, konkretisht atë të Policisë Kriminale, të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Kufirit dhe Migracionit. Pas hapjes së garës, çdo oficer policie që mban gradën...