Polici përplaset për vdekje me makinë në pikën kufitare të Morinës
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, pasi është goditur nga një automjet në afërsi të pikës kufitare në Vërmicë, në Morinë. Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur zyrtari policor ishte duke patrulluar në këmbë pranë pikës kufitare dhe në momentin që ka tentuar të kalojë rrugën, është goditur nga një automjet që po qarkullonte nga drejtimi Prizren–Vërmicë. Viktima, një zyrtar policor 59-vjeçar me inicialet R.G., ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë prokurori kujdestar, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konfirmuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi...
Burimi:
vizionplus.tv