Po trafikonin drogë, çifti shqiptar kapet në portin e Greqisë! Kokaina dhe kanabisi të fshehura në…

Po trafikonin drogë, çifti shqiptar kapet në portin e Greqisë! Kokaina dhe kanabisi të fshehura në…

Një çift shqiptar u arrestua në Greqi, për trafik droge, teksa po transportonin një sasi lënde të konsiderueshme narkotike. Të arrestuarit janë një grua 26-vjeçare dhe një i ri 23-vjeçar, që u pikasën nga oficerët e Rojës Bregdetare. Ata akuzohen për shkelje të legjislacionit për substancat që shkaktojnë varësi, ndërsa gjatë kontrolleve u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi. Konkretisht, gjatë një kontrolli në portin e “Kymasi Mantoudio”, (Evia) oficerët e portit gjetën në posedim të 26-vjeçares, në bagazhin e saj të dorës, një pako najloni me 278.1 gramë kokainë, si dhe tre pako najloni me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale bruto prej pak më shumë se 1 kg. Po ashtu, u sekuestruan dy telefona celularë dhe shuma prej 350 eurosh, të...