“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, paralajmërimi i Lamallarit: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin

“Plazhet janë për familjet, jo për aventurierët”, paralajmërimi i Lamallarit: Kush rrezikon pushuesit do të përballet me ligjin

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj drejtuesve të mjeteve lundruese që rrezikojnë pushuesit, pasi një person u gjobit me 500 mijë lekë të reja dhe iu bllokua Jet Car në plazhin e Shëngjinit për shkelje të perimetrit të sigurisë. “Plazhet tona janë për familjet dhe pushuesit, jo për aventurierët që luajnë me jetën e të tjerëve. Kush sfidon ligjin dhe vë në rrezik shëndetin dhe jetën e turistëve, do të përballet me pasojat pa asnjë tolerancë dhe vonesë”, u shpreh Lamallari. Ai nënvizoi se institucionet do të vijojnë kontrollet intensive përgjatë gjithë sezonit turistik, duke garantuar zbatimin e ligjit dhe sigurinë në të gjitha zonat bregdetare. Ministri Lamallari shprehu gjithashtu mirënjohje për qytetarët që...