Plagosje me armë zjarri në Tiranë, 34-vjeçari përfundon në spital
Një 34-vjeçar me inicialet J.H., është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të mesnatës në Tiranë. Policia bën me dije se i plagosuri është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet për një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” në kryeqytet. “Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave,...
Burimi:
javanews.al