Plagosja me armë në Tiranë, policia identifikon autorin

Plagosja me armë në Tiranë, policia identifikon autorin

Është zbardhur plotësisht plagosja e djeshme në zonën e Shkollës së Bashkuar, ku një konflikt mes fqinjëve përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit. Ka qenë A.Dautaj, 53 vjeç, ai që ka hapur zjarr ndaj Ilirjan Dostit, 45-vjeç, teksa autori është shpallur në kërkim nga policia. Të plagosurin e përshkoi plumbi në zonën e barkut, por fatmirësisht ka arritur të shpëtojë dhe të jetë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”. Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit. NJOFTIMI I POLICISË Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë dje, në lidhje me plagosjen me armë zjarri të shtetasit I. D., 56 vjeç, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni”, specialistët e Seksionit për...