Plagosja me armë e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinji i tij, në kërkim dy vëllezër
Një efektiv policie është plagosur me armë gjatë mbrëmjes së të dielës në Shkozë ndërsa ndodhej jashtë shërbimit.Agjenti i krimeve Anxhelo Kumaraku ndodhej jashtë shërbimit ndërsa në momentin e ngjarjes ai ishte pranë banesës, i shoqëruar nga fqinji i tij. Ky i fundit rezulton me precedentë penal pasi ndodhet në arrest shtëpie për armëmbajtje pa leje, masë të cilën e thyente pasi dilte nga banesa. Burime bëjnë me dije se policia e Tiranës ka shpallur në kërkim dy persona si autorë të dyshuar për plagosjen e policit Kumaraku. Të njëjta burime konfirmojnë se të shpallurit në kërkim janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për një çështje borxhi me fqinjin e efektivit. Mësohet se pak muaj më parë për shkak të këtij...
Burimi:
vizionplus.tv