Plagosja e 3 të rinjve në Bulqizë, pezullohen nga detyra dy punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës – Dibër) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, ndaj dy punonjësve të policisë. Këta punonjës dyshohen se kanë kryer veprën penale “shpërdorim i detyrës”. Të pezulluarit janë inspektor D. S., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban, pranë DVP Dibër; dhe inspektor D. S., me detyrë Trupë Shërbimi i Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Bulqizë, pranë DVP Dibër. Caktimi i masave të sigurisë u bë në lidhje me ngjarjen e datës 10.03.2026 në qytetin e Bulqizës, ku kanë mbetur të plagosur rëndë 3...
Burimi:
javanews.al