Pezullohet ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Gentjan Berberi
Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Burime bëjnë me dije se Berberi, i cili pak ditë më parë u lirua nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pranë sektorit të Analizës. Sipas të njëjtave burime, këtë të enjte ai është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, ku dyshohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe ka ushtruar presion verbal ndaj saj, i pakënaqur me pozicionin e ri që i ishte caktuar pas largimit nga Shkodra. Pas raportimit...
Burimi:
javanews.al