Pezullohet efektivi i plagosur në Shkozë! Zbardhet dinamika e atentatit, Policia në kërkim të 2 vëllezërve

Pezullohet efektivi i plagosur në Shkozë! Zbardhet dinamika e atentatit, Policia në kërkim të 2 vëllezërve

Zbardhet dinamika e ngjarjes që ndodhi pak pas mesnate në Shkozë, ku u plagos në këmbë një efektiv policie, jashtë shërbimit. Policia ka bërë me dije se dy vëllezër kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një 31-vjeçar pranë banesës së tij, i cili shoqërohej nga efektivi dhe një person tjetër. Nga të shtënat me armë ëshmbeti i plagosur në këmbë efektivi A. K. 30-vjeç. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit A. L., 33 vjeç dhe A. L., 22 vjeç, të dy vëllezër, si autorë të dyshuar të ngjarjes. Në vijim të veprimeve hetimore, policia arrestoi shtetasin K. S., pasi rezultoi se kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur më herët nga Gjykata për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Ndërkohë,...