Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën
Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e Peshtanit, duke djegur një sipërfaqe me shkurre dhe lisa. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse të Fierit kanë ndërhyrë në terren, duke nisur operacionin për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera. Falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipeve zjarrfikëse, vatra e zjarrit është vënë nën kontroll dhe më pas është bërë e mundur shuarja e plotë e flakëve, shkruan A2CNN. Ndërkohë, autoritetet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e zjarrit, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e flakëve.
Burimi:
javanews.al