Personat në kërkim – RENEA, operacion policor në Lëzhë e Rrëshen

Personat në kërkim – RENEA, operacion policor në Lëzhë e Rrëshen

Një aksion policor është kryer gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm në zonën e Lezhës dhe Rrëshenit, ku efektivë të forcave RENEA dhe FNSH, kanë kryer veprime kontrolli në disa objekte, ku dyshohet se fshiheshin persona në kërkim. Kontrolle janë kryer në dhjetëra banesa, ku dyshohet se fshiheshin persona në kërkim, por nuk ka pasur rezultat deri në këtë fazë. RENEA mësohet se ka pasur informacion për Elsion Reçin një personazh i kërkuar nga prokuroria e Lezhës dhe prokuroria e posaccme SPAK, për akuzën e vrasjes, por kapja e tij nuk arritur të realizohet.