Përshtati banesën për thertore dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, arrestohet 62-vjeçari në Përmet
Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Përmet, pasi dyshohet se kishte përshtatur një ambient të banesës së tij në fshatin Qilarisht si thertore të paligjshme dhe mbetjet e therjes i shkarkonte në lumin Vjosë, duke shkaktuar ndotje të mjedisit. Gjatë kontrollit në pronën e shtetasit me iniciale A. L., u zbulua një ambient i përshtatur si thertore për bagëti të imta, ku u gjetën dhjetëra kafshë në proces therjeje, si dhe të tjera të therura. Po ashtu, u sekuestruan dhjetëra matrikuj bagëtish, të dyshuara si të falsifikuara. Hetimet zbuluan gjithashtu një tubacion përmes të cilit mbetjet e therjes derdheshin direkt në lumin Vjosë, duke ndotur ujërat dhe mjedisin përreth. AKU bllokoi menjëherë ambientin ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm dhe gjobiti pronarin me 200 mijë...
Burimi:
javanews.al