Përplasi për vdekje me makinë dy fëmijë, jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin

Përplasi për vdekje me makinë dy fëmijë, jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin

Arrest me burg ka vendosur gjykatat e Durrësit për 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, i cili duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur pëplasi dy fëmijë pasditen e së dielës dhe një tjetër ndodhet në spital. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës në Durrës. Mësohet se ai nuk ka folur asnjë fjalë në sallën e gjyqit, por vetëm avokatja e tij e caktuar nga shteti. Ndaj tij rëndojnë 3 akuza, ajo e aksidentit me pasojë vdekje, largim nga vendi i ngjarjes dhe përdorim alkooli në kohën që drejton mjetin. Më herët ai u shfaq me kokën ulur në sallën e gjyqit kur pritej të jepej masa e sigurisë ndaj tij.