Përplasi makinën te shkallët dhe goditi derën e Kryeministrisë, e pëson 40-vjeçari

Përplasi makinën te shkallët dhe goditi derën e Kryeministrisë, e pëson 40-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar 40-vjeçarin E.M që mëngjesin e së dielës, 10 maj, përplasi makinën te shkallët e kryeministrisë dhe më pas godiste me këmbë derën e institucionit. 40-vjeçari nga Tirana akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas burimeve, 40-vjeçari dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, pasi edhe në deklarime nuk jep motive mbi arsyet e incidentit. Ndërsa në lidhje me makinën rezultoi se ia kishte marrë një mikut të tij.