Përplasen dy automjete në Shkodër- Koplik, humb jetën një person, dëmtohen 3 persona të tjerë…
Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj.Si pasojë e aksidentit, ka humur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M., dhe janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com