Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, shkrumbohet një nga dhomat

Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, shkrumbohet një nga dhomat

Një banesë u përfshi nga flakët në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit, në afërsi të zonës së spitalit. Sipas informacionit paraprak, zjarri ka përfshirë një prej dhomave të banesës, duke shkaktuar dëme materiale. Zjarrfikësja mbërriti në vendngjarje dhe ka arritur të vendosë nën kontroll flakët, ndërsa punimet për fikjen e plotë të zjarrit vazhdojnë. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.