Pasuritë e ngrira të klanit ‘Çopja’ që s’i prek askush/ Forcat speciale gërmuan truallin e vilës për lingotat e arit

Pasuritë e ngrira të klanit ‘Çopja’ që s’i prek askush/ Forcat speciale gërmuan truallin e vilës për lingotat e arit

Edhe pse të sekuestruara prej vitesh dhe me vlera miliona euro, pronat e lidhura me një nga organizatat më të fuqishme kriminale shqiptare mbeten kryesisht të paprekura, të padhëna me qira dhe nën administrim formal. Nga Etleva Delia, SHTEG Rezidencat elitare pranë TEG-ut, apartamente në zemër të Tiranës, toka në Qeparo dhe projekte ndërtimi në Farkë përbëjnë vetëm një pjesë të pasurive të sekuestruara të familjes së vëllezërve Franc e Hajdar Çopja, të cilët akuzohen si krerët e njërës prej organizatave kriminale më të përfolura në vend, të përfshirë në vrasje, trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe skema komplekse të pastrimit të parave. Në total, vetëm një segment i dokumentuar i këtyre aseteve arrin rreth 10 milionë euro, ndërsa vlera reale mendohet shumë më e...