Pastronte 100 mln euro çdo vit për mafien shqiptare, shkatërrohet qeliza kriminale, drejtohej nga një grua

Pastronte 100 mln euro çdo vit për mafien shqiptare, shkatërrohet qeliza kriminale, drejtohej nga një grua

Operacioni “Easy Money”: bie në Marbela të Spanjës kupola e një “banke klandestine” që pastronte para për mafiet e Italisë dhe Shqipërisë. Vlerësohet se kjo ‘qelizë’ e paligjshme kishte arritur të qarkullonte çdo vit në Evropë midis 80 dhe 100 milionë euro gjatë të paktën tre viteve. Nga Alba Rosado, EL ESPANOL Një shtetase italiane është arrestuar në Marbela të Spanjës si përgjegjëse e të ashtuquajturës “qeliza iberike” e një rrjeti kriminal të dedikuar për financimin dhe pastrimin e fondeve të organizatave mafioze nga Italia dhe Shqipëria. Struktura mblidhte para cash në dyqane veshjesh të vendosura në zona industriale të Madridit, Seviljes dhe Malagës, për t’i futur më pas në një bankë klandestine. Kështu ka njoftuar Ministria e Financave në një deklaratë për operacionin “Easy...