“Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis Martinajt: Eljo Hato i shpëtoi jetën, djali i dhuroi një banesë

“Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis Martinajt: Eljo Hato i shpëtoi jetën, djali i dhuroi një banesë

Në seancën e radhës për pasuritë e sekuestruara të familjes Martinaj, Mustafa Martinaj ka vijuar dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme, duke folur për aktivitetin ekonomik të djalit të tij, Ervis Martinaj, marrëdhëniet familjare dhe pasuritë që sot ndodhen nën sekuestro. Ai deklaroi se nga viti 2008 e në vijim, i biri ishte marrë me pika bastesh sportive me licencë dhe me detyrime të paguara ndaj shtetit, ndërsa theksoi se vetë nuk kishte ushtruar aktivitet me lojëra fati. Martinaj tregoi gjithashtu se një prej pasurive të sekuestruara në emër të Bisere Hatos ishte dhuruar nga djali i tij, si shenjë mirënjohjeje pasi, sipas tij, djali i saj i kishte shpëtuar jetën Visit pas atentatit në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018. Gjatë dëshmisë, Mustafa...