Pas 10 muajsh heshtje, zbardhet e vërteta për Aurora Tilën/ Ish-i dashuri rrëfen vrasjen e 13-vjeçares shqiptare

Pas 10 muajsh heshtje, zbardhet e vërteta për Aurora Tilën/ Ish-i dashuri rrëfen vrasjen e 13-vjeçares shqiptare

Një kthesë e rëndësishme ka ndodhur në procesin gjyqësor për vrasjen e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Itali. Ish-i dashuri i saj, tashmë 17 vjeç, ka pranuar për herë të parë se ishte ai që e shtyu nga ballkoni i një ndërtese në Piacenza, më 25 tetor 2024, duke i shkaktuar vdekjen. Sipas mediave italiane, adoleshenti, i cili ishte vetëm 15 vjeç në kohën e ngjarjes, e bëri rrëfimin gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, duke hequr dorë nga pretendimet e mëparshme për pafajësi. Ai u paraqit përmes një lidhjeje me video nga institucioni i të miturve në Catanzaro, ku po vuan dënimin prej 17 vitesh burg, të dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Përveç pranimit të autorësisë, i riu kërkoi falje për krimin...