‘Paqe dhe solidaritet’/ Urimi i myftiut të Elbasanit: Kurban Bajrami, festa e sakrificës dhe devotshmërisë
Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe vlerat e kësaj dite të shenjtë për besimtarët myslimanë. Në urimin e tij, ai u shpreh me fjalët e besimit islam: “Bismilahi Rrahmani Rrahim. Me emrin e Allahut, mëshiruesit, mëshirëplotit. Paqja dhe bekimet qofshin mbi profetin Muhamed (salallahu alejhi ue selem).” Duka kujtoi se Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin hënor islam dhe vjen pas përfundimit të ritualit të Haxhit, një prej pesë shtyllave të fesë islame. Ai theksoi se kjo festë simbolizon sakrificën dhe devotshmërinë e besimtarit. Sipas tij, një nga veprimet më të rëndësishme të kësaj dite është prerja e kurbanit për ata që kanë mundësi,...
Burimi:
syri.net