‘Paketa juaj ka…’/ Dërgonte mesazhe mashtruese në emër të Postës Shqiptare, lihet në burg shtetasi francez

‘Paketa juaj ka…’/ Dërgonte mesazhe mashtruese në emër të Postës Shqiptare, lihet në burg shtetasi francez

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka kërkuar dhe siguruar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin francez Z.K., i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Sipas organit të akuzës, në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 313/2026, dyshohet se shtetasi francez, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka përvetësuar të dhëna bankare të qytetarëve shqiptarë përmes përdorimit të kartave SIM të regjistruara me identitete të tjera. Hetimet kanë zbuluar se të dyshuarit dërgonin në mënyrë masive mesazhe mashtruese me përmbajtje që imitonin njoftime zyrtare të Postës Shqiptare. Mesazhi përmbante tekstin: “POSTA SHQIPTARE: Paketa juaj AL91359200 i nënshtrohet tarifave doganore (55 ALL). Ju lutemi, konfirmoni dorëzimin në: https://aktivpostalb.com”, duke synuar marrjen e të dhënave bankare të qytetarëve...