Padova/ Arrestohet 21-vjeçari shqiptar, kapet me qindra doza kokaine dhe euro cash

Padova/ Arrestohet 21-vjeçari shqiptar, kapet me qindra doza kokaine dhe euro cash

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane në Padova, pasi dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së lëndëve narkotike. I riu, banues në provincën e Breshias, mes komunave Este dhe Sant’Elena, rezulton të ketë qenë i njohur më parë për autoritetet. Pas marrjes së informacioneve operative, karabinierët organizuan postblloqe dhe ekipe vëzhgimi për të gjurmuar një automjet të dyshimtë, i cili ishte marrë me qira nga një kompani në Lombardi. Ndërhyrja u krye në rrugën Via Principe Amedeo, në Este, ku efektivët e kapën të riun në momentin që, sipas hetimeve, po i shiste një dozë kokaine një 31-vjeçari vendas. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën edhe 12 doza të tjera kokaine, si dhe një shumë parash të gatshme....