Operacioni në Burgun e Peqinit, sekuestrohen sende të ndaluara, transferohen 2 të dënuar me rrezikshmëri të lartë
Një aksion i befasishëm kontrolli është zhvilluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin ditën e sotme (18 prill), në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në burgjet shqiptare dhe goditjen e çdo aktiviteti të paligjshëm brenda tyre. Bilanci i aksionit ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të rregullave të sigurisë. Janë konstatuar dhe sekuestruar sende të ndaluara, mes tyre mjete prerëse të improvizuara, kabuj dhe materiale të tjera të palejuara, si dhe ndërhyrje të paligjshme në sistemin elektrik përmes qarqeve të modifikuara. Në një rast është evidentuar edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën janë ndjekur menjëherë procedurat ligjore. Në kuadër të këtij operacioni, autoritetet kanë ndërmarrë edhe masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë, duke realizuar...
Burimi:
javanews.al