Operacioni ‘King George’ – Antimafia italiane: Të rinjtë shqiptarë silleshin si korrierë droge për 90 ditë

Operacioni ‘King George’ – Antimafia italiane: Të rinjtë shqiptarë silleshin si korrierë droge për 90 ditë

Nga Alba Kepi/ Organizata kriminale italo-shqiptare rekrutonte të rinj nga Shqipëria, të cilët qëndronin në Itali vetëm sa lejonte viza turistike. Pas 90 ditësh ata ktheheshin në Shqipëri dhe zëvendësoheshin me bashkëkombës të tjerë për të shmangur identifikimin nga autoritetet. Në operacion u hetuan 35 persona, u arrestuan 16 dhe u sekuestruan afro 99 kilogramë drogë, armë dhe pasuri me vlerë mbi 1.1 milion euro. Një organizatë kriminale italo-shqiptare, e konsideruar nga autoritetet italiane si një nga strukturat më të organizuara të trafikut të drogës në veri të Italisë, është goditur në kuadër të operacionit "King George", të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Prokurorisë së Milanos dhe i zhvilluar nga Guardia di Finanza e Triestes në bashkëpunim me Shërbimin Qendror të Hetimit të Kriminalitetit të...