Operacion në Shqipëri e Itali/ SPAK godet grupin kriminal, lëshohen 14 masa sigurie

Operacion në Shqipëri e Itali/ SPAK godet grupin kriminal, lëshohen 14 masa sigurie

SPAK ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, 26 maj, një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme dhe pastrim parash. Gazetarja e kronikës në Klan News raporton se gjatë aksionit të SPAK në total janë lëshuar 14 masa sigurie, 1 ‘arrest shtëpie’ dhe 3 detyrim paraqitje’, deri më tani 4 masa sigurie janë ekzekutuar. “Urdhër-arrestet përfshijnë persona të dyshuar si të përfshirë, në forma të ndryshme, si në vrasjen e një 26-vjeçarit nga Barletta, ashtu edhe në një rrjet të dyshuar të pastrimit të parave mes Italisë dhe Shqipërisë. Hetuesit po rindërtojnë lidhjet, rolet dhe përgjegjësitë brenda një organizate që dyshohet se vepronte në mënyrë të qëndrueshme midis dy brigjeve të...