Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me policinë ka finalizuar hetimet ndaj tre Call Center-ave në kryeqytet në këtë mbrëmje më 13 prill. Në total janë goditur tre call center. Një nga call center-at ndodhej tek Liqeni i Thatë dhe një tek Rruga e Kavajës. Disa persona janë arrestuar. Mësohet se hetimet janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet austriake. Bëhet me dije se është sekuestruar një shumë e madhe parash.