Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar për shpërndarje të lëndëve narkotike. 35-vjeçari me inicialet E. T., banues në Tiranë, i cili u kap në afërsi të një njësie pushimi në fshatin Bërzhitë. Sipas Policisë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij u sekuestruan 833 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 576 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 930 euro të dyshuara si të përfituara nga shitja e narkotikëve, si dhe automjeti që përdorte i arrestuari. Nga hetimet paraprake dyshohet se 35-vjeçari kishte siguruar lëndët narkotike me qëllim shitjen e tyre në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën e Bërzhitës dhe në Qytetin Studenti. NJOFTIMI I POLICISË Tiranë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Implikimi”. Sekuestrohen 833...