Operacion antidrogë në Krujë, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela
Policia e Tiranës dhe Krujës ka vijuar operacionin për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të Krujës, ku deri më tani janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 5 mijë rrënjë kanabis. Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj raporton se lënda narkotike ishte kultivuar në afro 100 parcela të ndryshme, secila me nga 50 deri në 100 bimë kanabisi. Parcelat janë evidentuar gjatë kontrolleve intensive në terren, të zhvilluara nga efektivët e angazhuar në operacion. Deri në këtë fazë nuk raportohet për persona të arrestuar, por policia ka identifikuar disa individë që dyshohet se posedonin dhe administronin parcelat e kanabisit. Ata janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Në operacion janë angazhuar 15 grupe policore, ndërsa kontrollet do të vijojnë...
Burimi:
javanews.al