Një person i vë zjarrin kazanëve të plehrave në Durrës, digjen 10 prej tyre, dëmtohen edhe tre mjete të parkuara! Policia kërkon autorin

Një person i vë zjarrin kazanëve të plehrave në Durrës, digjen 10 prej tyre, dëmtohen edhe tre mjete të parkuara! Policia kërkon autorin

Sezoni i verës ka shpërthyer edhe vatrat e zjarrit në vend prej disa javësh, ku harta e tyre zgjerohet çdo ditë. Një seri vatrash që dyshohet të jenë të qëllimshme kanë rënë edhe sot në mëngjes në Durrës, ku informohet se janë djegur 10 kazanë mbetjesh dhe janë dëmtuar nga flakët 3 automjete të parkuara. Policia tha se zjarri i parë është regjistruar në rrugën “Enver Velja”, pranë shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, ku në flakë u përfshinë 8 kazanë mbetjesh. Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, flakët kanë përfshirë edhe tre automjete të parkuara përgjatë së njëjtës rrugë. Pak më vonë, edhe 2 kazanë të tjerë mbetjesh janë djegur në dy pika të ndryshme të rrugës “Mujo Ulqinaku”, duke e çuar në...