“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një atentati me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “Vullnetari” në Elbasan. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:30, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre shtetasve. Të plagosur kanë mbetur Bjorgi Hoxha 19 vjeç, Armand Tomorrica 32 vjeç, Renaldo Mance 31 vjeç. Në momentin e ngjarjes, brenda lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit. Sapo ka dëgjuar të shtënat, ai ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Gjatë largimit, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të arratiset në thellësi të lagjes. Rreth orës 20:30, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, në verandën e një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me...
Burimi:
javanews.al