Një i plagosur pas sherrit mes disa të rinjve në një lavazh në Fier, arratiset autori
Një konflikt mes dy të rinjve ka degjeneruar në dhunë në ambientet e një lavazhi në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve paraprake, përplasja verbale mes tyre ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej të rinjve. I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Burimi:
javanews.al