Nis leximi i konkluzioneve, SPAK jep pretencën për nënën e Monika Kryemadhit dhe të pandehurit e tjerë

Nis leximi i konkluzioneve, SPAK jep pretencën për nënën e Monika Kryemadhit dhe të pandehurit e tjerë

Fraksioni i dosjes “Meta” ka hyrë në fazën e konkluzioneve përfundimtare në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Në seancën e radhës, SPAK ka nisur paraqitjen e qëndrimit përfundimtar për të pandehurit që po gjykohen me procedurë të shkurtuar. Në këtë proces janë të pandehur Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, ndërsa çështja po shqyrtohet nga GJKKO sipas procedurës së shkurtuar. Gjatë seancës, gjykata ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit për t’u tërhequr nga gjykimi i shkurtuar dhe për bashkimin e çështjes së saj me procesin ku janë të përfshirë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Pas këtij vendimi, procedura ndaj saj vijon më vete në kuadër të fraksionit të dosjes “Meta”. Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Pirro...